Rikthehen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

0
131

Kolona të gjata janë shkaktuar në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë. Kjo supozohet të ketë ndodhur si pasojë e fluksit të mërgimtarëve të cilët po vijnë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë shkaktuar në pikë kalimin kufitar në Merdare, deri në 500 metra në hyrje ndërsa në dalje deri në 300 metra.

Po ashtu, siç transmeton rtk, te Dheu i Bardhë kolonat në hyrje janë deri në 150 metra, ndërsa në dalje deri në 250 metra. Kurse në pikë kalimin kufitar në Muçibabë, kolonat në hyrje janë deri në 250 metra kurse në dalje deri në 150 metra.

Në njoftim të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se pritjet në pikë kalimin kufitar në Merdare në hyrje janë deri në një orë e gjysmë kurse në dalje deri në gjysmë ore.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 20 minuta kurse në dalje deri në gjysmë ore, ndërsa në pikëkalimin Muçibabë pritjet në hyrje janë deri në 30 minuta kurse në dalje deri në 20 minuta.

Pikëkalimet tjera kufitare janë të kalueshme dhe pa kolona.