Rihapet menza e ish-“Ramiz Sadikut”

0
309

Dikur menzë e punëtorëve të “Ramiz Sadikut”, sot, po e njëjta hapësirë, po bëhet nikoqire e shumë ngjarjeve, netëve muzikore, drekave e kafeve shoqërore, takimeve të të dashuruarve e shumëçka tjetër. Tani aty njerëzit do të ndajnë shumë të qeshura, do të kenë mundësi të shijojnë një menu fantastike dhe do të kënaqen me pamjet e një ambienti brutal, që ndoshta për herë të parë, të ngjallë ndjenjën e butësisë dhe qetësisë.

“Menza e Ramiz Sadikut” është lokacioni më i ri i cili i është bashkuar zinxhirit të restauranteve në kryeqytet, por padyshim, historia që bart ky vend është ndër linjat e trasha që e dallojnë atë nga “turma”.

Hapi i parë drejt një projekti në të cilin ishte punuar për katër muaj rresht, paraqet një derë e cila ngjanë me portën e ndonjë ndërtese madhështore historike, si një paralajmërim për bagazhin historik të saj. Sapo të hysh brenda përballesh më një pasqyrë të madhe në një hapësirë të ndriçuar lehtë.

Objekti ka një hapësirë prej 340 metrash katrorë me plus 150 metra tarracë, ndërsa tavanet kanë një lartësi prej 5,25 metrash./Ndertimi/OxygenPress.info