Rigjeneroni flokët tuaj me uthull molle, limon dhe birrë

0
98

Flokët mund të dobësohen dhe të fillojnë të bien për shumë arsye, duke filluar nga ndryshimet hormonale dhe një dietë jo të shëndetshme, por edhe për shkak të sëmundjeve të caktuara ose abuzimit të produkteve kozmetike.
Në këtë shkrim, ne ju sugjerojmë 3 mjete të thjeshta për të rigjeneruar flokët, për t’i bërë ato më të forta dhe për të përmirësuar pamjen e tyre.

◽️Uthull molle.
Lëkura e thatë, por edhe disa produkte të flokëve, mund të grumbullohen në skalpin e kokës, duke penguar gjëndrat dhe për pasojë duke kufizuar rritjen e flokëve të rinj. Acidi acetik i këtij përbërësi natyral ndihmon në eliminimin e të gjitha mbetjeve që bllokojnë gjëndrat, duke rregulluar pH e lëkurës.Masazhoni flokët me 250ml uthull molle për të paktën 5 minuta. Lëreni të veproje edhe për 5 minuta, pastaj shpelajini me shumë ujë.

◽️Birra
Përdorimi i mjeteve që janë shumë të nxehta si p.sh. drejtuese ose tharëse flokësh mund të dëmtojnë flokët.. Vitamina B12 në birrë forcon flokët, i lejon ato të thithin më pak lagështi dhe i bën më të butë.Hidhni pak birrë në temperaturë dhome mbi flokët tuaj, dhe lëreni të veproje të paktën 3 minuta para se t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

◽️Limoni
Ajri i ftohtë i dimrit mund të bëjë që flokët të humbin shkëlqimin e tyre. Lengu acidik i ka veti astringjente, të cilat zbutin kutikulat në mënyrë që drita të reflektojë në fijet. Shtrydhni lëngun e një limoni në gjysmë litri ujë dhe vendoseni në mënyrë të barabartë në flokë. Prisni 1 minutë, pastaj shpelajini.

Burimi: Rimedio naturale