Richard Grenell të enjten vjen në Kosovë

0
70

I deleguari i Presidentit Amerikan Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën këtë të enjte, më 10 tetor.

Emisari amerikan, Richard Grenell këtë javë e viziton zyrtarisht Kosovën, mëson Gazeta Express  nga burime të mirinformuara.

Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re vetëm para dy jave. Trump e ka angazhuar atë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

Thuhet se ai do te udhetoj për në Kosovë me aeroplan austriak.

Ndryshe, Trump e emëroi ditë me parë ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi, për shkak të besimit të madh që ka tek ai.