Ribery rrah gazetarin, pastaj…

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka bërë një gjest tejet të pahijshëm, pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Borussia Dortmund.

Francezi 35-vjeçar për një moment e ka humbur kontrollin dhe e ka qëlluar me shuplaka gazetarin francez Patrick Guillou.

Ndërkohë, sot, pas ftesës së presidentit Uli Hoeness, janë takuar për të zgjidhur këtë çështje delikate për klubin dhe Guilloi ka udhëtuar nga Franca në Gjermani.

Gjatë paradites së mërkurë, Guillou është paraqitur në qendrën stërvitore të Bayernit i shoqëruar nga kolegu i tij Jean-Charles-Sabattier.

Sabattier ishte dëshmitar i ngjarjes. Guillou dukej i nervozuar, dilte shpeshherë për të tymosur cigare në ballkon teksa po priste Ribery të mbaronte stërvitjen.

Më pas ylli francez i ka kërkuar falje personalisht gazetarit. Ata të dy njihen prej shumë vitesh, por në Dortmund shpërtheu konflikti./OxygenPress.info