Rhani Krija sonte në Prishtinë

0
72

Perkusionisti me fame botërore, i famshëm botërore, Rhani Krija vjen sonte në Prishtinë me punëtori të specializuar.

Rhan Krija, i lindur në Essaouira të Marokut, është rritur duke dëgjuar dhe hulumtuar stile të ndryshme muzikore të Afrikës së Jugut, e kjo pati ndikim në zhvillimin e tij.

Punëtoria do të mbledhë bateristët e perkusionistët kosovarë, ata të cilët janë të interesuar të ndajnë përvojat me njërin prej perkusionistëve më të njohur në botën e muzikës.

Perkusionet janë instrumente tradicionale nga të cilët kanë dalur bateritë modern.

Ato sot janë pjesë e shumë zhanreve muzikore botërore.

Ngjarja mbahet sonte në orën 19:00 në Qendrën LICEU në Prishtinë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu