Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut shpallen të enjten

0
55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, the se beson që rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të mund të shpallen të enjten, pasi të të bëhet numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë.

Numri i votave nga këto kategori është i ulët sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë njoftim kryetarja e KQZ-së e bëri gjatë mbledhjes u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit zgjedhor nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor.