Në Muzeun Historik Kombëtar, gjatë ditës së djeshme u përurua numri special i revistës shkencore “Studime Muzeologjike”, dedikuar Skenderbeut, në kuadër të vitit mbarëkombëtar, shkruan OxygenPress.
Në këtë numër është edhe shkrimi i Frederik Stamatit, “Tre shpata nga periudha e Skënderbeut”. Kujtojmë se Skënderbeu ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Për 25 vjet me radhë e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët e vendlindjen nga sundimi i huaj. /OxygenPress.info