Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare pranohet në EBSCO

0
76

Revista e Seminarit Ndërkombëtar per Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është pranuar në  EBSCO. Kështu ka njoftuar drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi.

Paçarizi ka thënë se kjo u mundësua për shkak të cilësisë së pakontestueshme që ka revista, dhe falë angazhimit të dekanes Lindita Rugova.

Pak më shumë se një vit pas marrjes se numrit ISSN, Revista e Seminarit është pranuar në njërën nga platformat me prestigjioze të revistave shkencore EBSCO. Kjo u bë e mundur falë angazhimit vetmohues të dekanes Lindita Rugova dhe për shkak të cilësisë se pakontestueshme që e ka revista e institucionit më të madh dhe me më traditë të shkencave albanologjike.

Ky është një moment i rëndësishëm i pranimit të cilësisë, angazhimit dhe traditës së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Si drejtor i SNGJLKSH falenderoj dekanen Lindita Rugova, prodekanet Alba Blakaj, e Nysret Krasniqi, ish-bashkedrejtoren Aljula Jubani, bashkedrejtoren Dhurata Shehri dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe kontribuesit kryesorë që nga Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Zejnullah Rrahmani, Sabri Hamiti, Rexhep Qosja, Kujtim Shala e deri te pararendesi im akademik Bardh Rugova i cili bëri hapat e parë drejt kësaj arritjeje”, ka shkruar Paçarizi./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu