Restaurohet varri i Tutankhamon

0
60
FILE - In this Thursday, Nov. 5, 2015 file photo, one of Egypt's famed King Tutankhamun's golden sarcophagus is displayed at his tomb in a glass case at the Valley of the Kings in Luxor. Egypt's Antiquities Minister Mamdouh el-Damaty, says during a press conference Thursday, March 17, 2016, that analysis of scans of famed King Tut's burial chamber has revealed two hidden rooms that could contain metal or organic material. (ANSA/AP Photo/Amr Nabil)

I është nënshtruar një restaurimi varri i Tutankhamon, faraoni i ri ikonë e egjiptologjisë, që të reduktohen në maksimumin e mundshëm dëmtimet e shkaktuara nga fluksi i turistëve.

Rezultatet e punimeve egjipto-amerikane, të zhvilluara nga “Getty Conservation Institute”, u prezantuan zyrtarisht sot duke theksuar se është synuar që të reduktohet impakti i gërvishtjeve, pluhurit dhe myshqet që favorizohen nga lagështira e krijuar nga fluksi i turistëve.

Tutankhamon (shekulli XIV para e.s.), është bërë faraon kur ishte ende një fëmijë dhe vdiq në moshën 18 vjeçare.

Varri i tij u gjet i paprekur në vitin 1922 nga arkeologu anglez Howard Carter në Luksor, në krahun e majtë të Nilit, dhe mumia e tij mbante në krye objektin më të famshëm të ikonografisë egjiptase, maskën e derdhur në ar, përcjell Atsh.

Varri i Tutankhamon ndodhej në Luginën e Mbretërve, varreza e faraonëve, dhe përveç maskës kishte edhe më shumë se 5 000 objekte të tjera të çmuara, ku dallojnë edhe tre sarkofagë.