Restaurohet portreti me fishekë i heroit Adem Jashari

0
621

Portreti i heroit legjendar, Adem Jasharit, i cili ishte inauguruar në mars të këtij viti, kohëve të fundit është dëmtuar.

Ky portet është prej 25 metrash katrorë të punuar me fishekë nga Besart Gashi.

Të martën ky portret është larguar krejtësisht nga Kompleksi.

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë se me kërkesën e autorit është dërguar në shtëpinë e tij për t’u rregulluar.

Ndryshe, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, ka pritur më shumë se 12 milionë vizitorë. Numri i vizitorëve, sipas ciceronëve të kompleksit, ka shkuar duke u rritur. Ky kompleks  prej njëzet vjetësh është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu