Reshje të mëdha në Shkodër, rreth dy mijë hektarë tokë nën ujë, bllokohet një fshat

0
70

Situata nga reshjet e mëdha të shiut paraqitet problematike në disa pjesë të Shqipërisë.

Në Shkodër për disa ditë me radhë tokat bujqësore janë të përmbytura, ku në total ndodhen nën ujë 1595 hektarë.

Zona më e goditur është ajo e Anës së Malit me rreth 80 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa fshati më problematik është ai i Obotit, ku rruga është e pakalueshme dhe niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Bashkia e Shkodrës ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët në këtë fshat.

Gjithashtu, edhe në Velipojë raportohet për dy banesa me probleme, ku uji arrin në 30 cm. Vetëm në Njësinë Velipojë raportohet për probleme në dy shtëpi dhe në Obot, ku rruga është e pakalueshme, por banorët po transportohen me një mjet të tonazhit të rëndë.

Ndërsa, në fshatin Obot nuk është futur ende uji nëpër banesa, por tokat janë të përmbytura dhe ka dëme të konsiderueshme në të mbjellat. Transporti po bëhet vetëm me mjetin e ushtrisë, pasi rruga është e pakalueshme për mjetet e tjera./ballkanweb/