Rënie të çmimeve të konsumit edhe në muajin maj 2020

0
72

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2020, viti bazë 2015=100
Inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte (-0.3%) në muajin maj 2020, krahasuar me muajin prill 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-5.9%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.4%) – (rënie e çmimeve të gazit dhe drunjve për ngrohje); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-2.6%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.4%); pemë (2.1%); veshje (0.6%); pajisje shtëpiake (1.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1 për qind në IHÇK.

Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2020 me muajin maj 2019 ishte 0.2%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (2.7%); qumësht, djathë dhe vezë (5.9%); vajra dhe yndyrëra (3.5%); pemë (13.3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.7%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (3.1%); kafe, çaj dhe kakao (8.0%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemë dhe perime (2.6%); pije alkoolike (0.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.5%) – (ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje); pajisje shtëpiake (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.1%); shërbime ambulatore (7.3%); blerje e automjeteve (1.3%); shërbime hoteliere (2.6%); gjëra personale (4.1%); sigurime (19.3%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (-10.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-18.8%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.8 për qind) në IHÇK.

Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe pa ndonjë ndikim në IHÇK.