Renditje befasuese nga CIES, Messi i gjashti, Ronaldo edhe më keq

0
113

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shihen si dy futbollistët më të mirë në botë. Mirëpo, kështu nuk mendon edhe CIES Football Observatory, që ka zbuluar se futbollisti më i vlerësuar në botë është sulmuesi francez Kylian Mbappe.

Vlera e 20 vjeçarit Mbappe është parashikuar hiç më pak se 216.5 milionë euro.

Sulmuesi francez është pozicionuar edhe përpara bashkëlojtarit të tij, Neymar, i cili gjendet i treti, me një vlerë prej 197 milionë euro. Në vendin e dytë është Harry Kane, i cili vlerësohet 197.3 milionë euro.

Nuk gjendet në “top-10” emri i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ndërsa Leo Messi është çuditërisht i gjashti, me një vlerë prej 170.6 milionë euro.

Para tij pozicionohet Salah dhe shoku i skuadrës te Liverpool, Coutinho. Në “top-10” e sulmuesve është gjithashtu Paulo Dybala, lojtari më i vlefshëm i Seria A, i vlerësuar me 155.6 milionë euro. Ndër portierët më të vlefshëm është Ederson i Manchester City, përpara Ter Stegen dhe Alisson. Gianluigi Donnarumma vjen pas tyre, me vlerën e 60.7 milionë eurove./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu