Rëndësia e frutave të verdhë

0
469

Konsumimi i frutave dhe perimeve është kusht për një shëndet të mirë.

A e dini se është një listë prej nëntë frutash të verdhë që njihen për vlerat e tyre antioksidale, fibrat, vitaminat dhe mineralet. E krejt këto ndihmojnë në një jetë të shëndetshme.

Shkencëtarët porosisin që këto fruta mos të mungojnë asnjëherë në tryezën tuaj.

Më e mira është se këto fruta, gjatë vitit sipas sezoneve i gjen shumë lehtë.

Ekspertët e shëndetit insistojnë që njeriu duhet të konsumojë pesë deri në nëntë racione frutash dhe perimesh të freskëta të cilat futen në kategorinë e Super Ushqimeve.

A e dini se në një kokërr portokall gjenden 62 kalori, 3 gramë fibra dhe vitaminë C.

Portokallet janë një burim i rëndësishëm vitaminash për gratë shtatzëna dhe për fetusin. Përmbajtja e tyre, e pasur me vlera ushqimore ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Thuhet se pjesa e bardhë e lëkurës së brendshme të portokallit ka pothuaj të njëjtën sasi vitamine C si tuli i frutit.

Është pastaj me shumë vlera ushqimore. Në një frut mesatar gjenden 58 kalori, 2 gramë fibra dhe vitaminë A. Duke qenë se pjeshka është e pasur me vitaminën A, ajo ndihmon sistemin imunitar dhe e mbron atë nga infeksionet. Kuriozitet. Pjeshkat nuk piqen më pasi vilen. Ndaj mos blini pjeshkat të papjekura mirë.

Dardha

Në frut mesatar gjenden 96 kalori dhe 5 gramë fibra.

Shumica e fibrës që gjendet tek dardha është e tretshme e si rrjedhojë fruti duhet të përdoret nga ata që vuajnë nga problemet me zorrët. Për më tepër, dardha ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Bananet

Kanë 105 kalori, 3 gramë fibra, vitaminë B6, kalium dhe folat.

Bananet përmbajnë 422 miligramë potas apo kalium, më të lartin ndonjëherë në një frut. Potasi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj kauçukut janë alergjikë edhe ndaj bananes sepse të dyja vijnë nga pemë të ngjashme dhe kanë proteina të njëjta.

Ananasi

Një gjysmë filxhan çaji me ananas ka 40 kalori dhe 1 gram fibra.

Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelain që ndihmon me tretjen, parandalon mpiksjen e gjakut, rritjen e qelizave kancerogjene dhe përshpejton procesin e shërimit të plagëve të ndryshme.

Pjepri

Ndërsa Pjepri  ka 25 kalori , më pak se një gram fibër, Vitaminë A, folat dhe potas në një gjysmë filxhan çaji.

Pjepri ka nivele të larta të beta karotenit dhe ul rrezikun e zhvillimit të perdes së syrit. Është fruti perfekt i një diete të mirë sepse ka më pak kalori se frutat e tjerë. Por, mos harroni ta lani pjeprin para se ta prisni sepse shumica e baktereve qëndrojnë në lëkurën e tij.

Avokado

Ka 114 kalori, 4.5 gramë fibra, vitaminë E , dhe folat.

Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme të pangopura që ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nëse do t’i japësh trupit fuqi, konsumo një panine me krem avokado dhe jo me gjalpë.

Fëmijët e kanë shumë qejf avokadon. Përmbajtja e butë dhe kremoze e frutit e bën të lehtë konsumimin nga ata. Yndyrat e pangopura ndihmojnë gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e foshnjave.

Mango

Gjithashtu, Mango, në një gjysëm filxhani çaji me këtë frut gjenden 54 kalori, 1.5 gramë fibra, vitaminë A dhe E.

Mangot janë të pasura me antioksidantë që përmirësojnë dhe ruajnë shikimin./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu