Remzije Mustafa ka humbur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

0
155

Remzije Mustafa nga Prishtina ka humbur që disa ditë dhe familja e saj por kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

Familja kërkon ndihmë për gjetjen e gruas, e cila sipas tyre ka pasur probleme me depresionin.

“Shoqëri e Familje, kemi nevojë për ndihmë! Remzije Mustafa, ka humbë prej datës 06/11/2019, diku në ora 5 pasdite.

Familjarët e saj jon tu e bo të pa mundurën me e gjete, po për shkak të mos ndihmës profesionale (edhe pse është lajmëruar rasti në polici) kemi mbet pa zgjidhje.

Po ju lutem, me e bo share këtë post, të njihet të paktën rasti. Nëse keni ndonjë informacion kontaktoni ne numrin: +38344838577”, thuhet në lajmërimin e familjarëve të shpërndarë në rrjetet sociale.