Rekord rastesh me COVID-19 në Gjermani për 24 orë

0
118

Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, numri i infektimeve me COVID-19 ka kaluar 10 000 raste në të paktën 24 orë në Gjermani, sipas të dhënave zyrtare.

Gjermani ka numëruar 11 287 raste, një shifër në rritje me rreth 3 700 në raport me një ditë më parë, që tejkalon kryesisht rekordin e mëparshëm të së premtes ku u regjistruan 7 830 raste të reja në vend nga Instituti i shëndetit Robert Koch.

Ky i fundit ka parashikuar organizimin e një konference shtypi për të informuar lidhur me përhapjen e epidemisë në vend.

Gjermania, ashtu si disa vende europiane, po përballet që prej disa javësh me një rritje të fortë të infektimeve me COVID-19.

Përballë rritjes së rasteve me COVID-19, autoritetet gjermane kanë ashpërsuar masat kundër pandemisë duke miratuar veçanërisht ndalimin e grumbullimeve.

Kufizime lokale janë vendosur gjithashtu, ashtu si në Berlin, ku mbajtja e maskës është vendosur në disa rrugë të frekuentuara.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum marrëdhëniet e tyre sociale, duke i nxitur të qendrojnë në shtëpitë e tyre.

“Si do të jetë ky dimës, si do të jenë Krishtlindjet, kjo do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme”, theksoi ajo./ATSH