Regjisorit të burgosur ukrainas i ndahet çmimi për lirinë e mendimit

0
51

Çmimi prestigjioz për lirinë e mendimit, “Sakharov” i dhënë nga Bashkimi Evropian, sivjet është ndarë për regjisorin ukrainas Oleg Sentsov.

Përmes guximit dhe vendosmërisë duke rrezikuar jetën e tij, krijuesi i filmit, Oleg Sentsov, është bërë simbol i luftës për lirimin e të burgosurve politikë që mbahen në Rusi dhe në gjithë botën. Duke e shpërblyer atë Parlamenti Evropian shpreh solidaritetin e tij me të dhe me kauzën e tij”, ka deklaruar Antonio Tajani, president i Parlamentit Evropian.

Oleg Sentsov kishte kundërshtuar aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, dhe është i burgosur në Rusi si pasojë e kundërshtimit të tij.

I dënuar me 20 vjet burg, Oleg Sentsov ishte në grevë urie kohët e fundit.

Ai ishte shpallur fajtor për terrorizëm, por që thuhet se gjykimi i tij kishte motive politike.

Presidenti i Parlamentit Evropian ka kërkuar nga autoritetet ruse që të lirojnë regjisorin, duke shtuar se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu