Reagon ambasada e SHBA’së pas ngjarjeve në Kuvend: Kthehuni punës, populli i Kosovës meriton më shumë

0
59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas përplasjeve të shumta dje që ndodhën në Kuvendin e Kosovës, ku edhe u ndërpre seanca.

Ambasada amerikane ka deklaruar se kishte paralajmëruar një situatë të tillë qysh para dy muajve kur pati thënë se situata në Kuvend po eskalon dhe deputetët nuk po merren me detyrat që ju takojnë.

Në reagimin e sotëm të tyre thuhet që deputetët të ju rikthehen punës dhe përgjegjësive që ju takojnë pasi kanë humbur shumë kohë deri tani.

Ambasada amerikane thotë se populli i Kosovës meritojnë diçka më mirë dhe deputetët të merren me krizën ekonomike dhe shëndetësore.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e #Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’ve.