Rastit të Pal Lekaj do ti shtohet edhe një ekspertizë e re

0
167

Sot, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Shaqir Zika, mori aktvendim në caktimin e tre ekspertëve të rinjë për hartimin e një ekspertize të re, në rastin ku po akuzohet ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, Ismet Isufti, Gani Rama dhe Veli Hajdaraga.

Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, Ismet Isufi dhe Gani Rama, po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, po akuzohet për mashtrim me subvencione si dhe shmangie nga tatimi.

Pas leximit të të gjitha provave materiale dhe leximit të ekspertizave financiare gjyqtari Zika, deklaroi se ekspertiza e ekspertit Qazim Hoxha dhe ajo e ekspertit Riza Blakaj, kishin shumë kundërthënie mes vete.

Andaj, duke u bazuar në këtë gjyqtari Shaqir Zika, njoftoi se në këtë çështje penale do të behët një ekspertizë e re nga ana e grupit të ekspertëve të pavarur financiar, si dhe gjykimi do të shtyhet në kohë të pacaktuar.

Ndër tjerash, gjatë këtij shqyrtimi kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Shaqir Zika, njoftoi se në këtë çështje penale kishin kaluar më shumë se tre muaj, andaj gjykimi do të fillonte rishtazi.

Tutje, përveç elaborimit të provave u bënë edhe propozime të reja të cilat u aprovuan nga ana e gjykatës./ “Drejtësia Sot”