Rasti i parë lokal me COVID-19 në më shumë se dy muaj në Zelandë të Re

0
39

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re theksuan sot se kishin regjistruar rastin e parë lokal të koronavirusit të ri që prej më shumë se dy muaj.

Një grua 56-vjeçare, e kthyer së fundi nga Europa, u testua pozitive dhjetë ditë pasi kishte kryer një karantinë të detyrueshme dy javore.

Ajo kishte shfaqur simptoma të koronavirusit të ri disa ditë para se të testohej.

Një kërkim aktiv i rasteve të kontaktit ka filluar, gruaja dhe bashkëshorti i saj kishin kaluar disa ditë në rajonin e Northland, në veri të arkipelagut, ndërkohë që ajo ishte transmetuese.

Ministri i Shëndetësisë, Chris Hipkins deklaroi se ishte ende shumë herët për të vendosur një kufizim të plotë ose të pjesshëm.

Gruaja ishte kthyer në Zelandën e Re më 30 dhjetor pasi kishte kaluar katër muaj në Europë, kryesisht në Spanjë dhe Holandë.

Që prej 18 nëntori, vendi nuk kishte regjistruar asnjë rast lokal me koronavirus./ATSH