Rasti “Higuain”, përfshihet edhe ministri italian

0
41

Milani përveç që e humbi ndeshjen me rivalin e madh, Juventusin (0:2) rrezikon që për disa javë të humbë edhe sulmuesin kryesor, Gonzalo Higuain.

Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa janë gjithnjë e më të shpeshtë zërat, të cilët kërkojnë që ai duhet të dënohet me disa ndeshje, majde këtë gjë e kërkojnë edhe tifozë të Milanit.

Në mesin e tyre është edhe ministry i Punëve të Brendshme, Matteo Salvino, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.

“Futbolli është pasqyra e vendit. Të dielën isha në ‘San Siro’ dhe më ka ardhur turp për sjelljen e qendërsulmuesit të Milanit. Edhe pse jam një tifoz i tyre, shpresoj ta skualifikojnë për një kohë të gjatë”, ka thënë Salvini.

Sulmuesi i kuqezinjve rrezikon nga 3 deri në 4 javë pezullim. Higuain u përjashtua për shkak të sjelljeve jo sportive, ndërsa te Milani kaloi pikërisht nga Juventusi./ Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu