Rashiq: Sulmi ndaj djalit tim ishte i organizuar dhe s’ka qenë lojë e të rinjve

0
62

Kryetari i Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk do që të paragjykoj, por tha se sulmi ndaj djalit të tij ka qenë i organizuar më herët.

Ai ka thënë se sulmuesit duhet të japin përgjegjësi, njofton Klan Kosova.

“Djali im i vogël dje para shkollës është sulmuar nga një grup i nxënësve me shufra të hekurit, i është dëmtuar pjesa e përparme e fytyrës dhe i janë thyer tre dhëmbë, si dhe ka pasur gjakderdhje. Ai është sulmuar me shufra metalike dhe mjete të tjera”.

“Ajo që na intereson është se si ka ardhur deri kjo. Sulmuesit janë nxënës që e kanë përfunduar shkollimin para pesë vjetësh. Shumica kanë qenë me çekanë dhe me thika. Mendoj se ky ka qenë një sulm i organizuar dhe s’ka qenë lojë e të rinjve, por diçka shumë më serioze”.