Ramos në pritje të trofeut të 23-të

0
42

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është afër një rekordi fantastik.

Në prag të ndeshjes finale të Botërorit të Klubeve mes Real Madridit dhe Al Ain, ai ka zbuluar edhe një fakt interesant.

“Është një mundësi e artë për të fituar Botërorin e tretë rresht, askush nuk e ka bërë më parë. Do ishte titulli i 20-të, 23 me gjithë kombëtaren, kurrë nuk e imagjinoja. Është objektiv madhor të jesh lojtari me më shumë trofe në historinë e Realit”, ka thënë Ramos.

Mourinho mund të kthehet në Madrid? “Nuk jam askush, që të vendos kush do jetë trajneri i Realit. Kemi 5 vite pa Mourinhon dhe ende po flasim për të. Kemi shansin të fitojmë një trofe dhe ende flasim për Mourinho-n. Nuk e vendos kapiteni kush bëhet trajner”.

Al Ain përballë: “Nuk ka fitore të lehta, nuk ka rivalë të lehtë. Duhet kujdes, shihni çfarë ndodhi me River Plate. Al Ain ka ekip të mirë, do të donim të luanim me River Plate, sepse kam simpati për River dhe Boca”, ka shtuar kapiteni madrilen./OxygenPress.info