Rama, Zaev dhe Vuçiq do të takohen më 30 tetor për ta ftuar Kosovën në Mini-Shengenin

0
102

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mirëpritur homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti, në Shkup.

Në një konferencë të përbashkët për media, Zaev tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënia të mira fqinjësore që duhet të vazhdojnë në kultivimin edhe të mëtejshëm të tyre.

Por, ai tha se bashkëpunimi duhet të avancohet edhe me bashkëpunim më të gjerë rajonal. Për këtë Zaev, kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiq do të takohen të premten e ardhshme për t’i dërguar një ftesë Kosovës për Mini-Shengen.

“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.

“Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”.