Rama në Prishtinë flet për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit dhe Veselit

0
85

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, sikurse shprehet “për të mësuar më shumë në lidhje me aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli”.

Rama thekson se “fletërrufeja speciale do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë”.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”, tha Rama.