Qyteti shqiptar, i pari në mbarë botën që u kandidua për çmimin Nobel

0
203

Në kohën kur shqiptarët e Kosovës kishin më së shumti nevojë për ndihmë, shqiptarët e Kukësit qenë të parët që ua hapen dyert atyre duke mos kursyer asgjë. Kjo bëri që Kukësi, të kandidohej për çmimin Nobel për Paqe, shkruan Gazeta Metro.

Kukësi, një qytet aso kohe me 15 mijë banorë mirëpriti 450 mijë kosovarë refugjatë duke strehuar nëpër shtëpitë e banorëve dhe duke u ndihmuar në gjithçka që kishin nevojë.

Gjatë kohës së krizës së Kosovës, qyteti i Kukësit u bë një simbol i gjallë i humanizmit dhe paqes, dhe kjo bëri që Ilir Meta, kryeministër në atë kohë t’i drejtohet komitetit norvegjez për ta nderuar qytetin shqiptar me një çmim të paparë deri atëherë histori, me çmimin Nobel për Paqe për një qytet.

”Vlerësimet e mësipërme bëheshin në një letër që mban datën 5. 2. 2000, të cilën Kryeministri shqiptar i asaj kohe, z. Ilir Meta, ia drejtonte znj. Sadako Ogata. Nëpërmjet saj kërkohej ndërhyrja pranë Komitetit të Institutit norvegjez të Çmimit Nobel për Paqen, për të përkrahur e mbështetur qytetit shqiptar verior të Kukësit si kandidaturë për dhënien e Çmimit “Nobel” të Paqes”, ishin titujt e gazetave në 2002.

Mirëpo, pavarësisht kërkesës kjo gjë nuk u realizua, megjithatë kuksianët mbetën në mendjet dhe zemrat e kosovarë përgjithmonë.

Qytetarët e Kukësit treguan një përkujdesje të veçantë në trajtimin e refugjatëve kosovarë, kujdes i cili i vuri pritë përhapjes së epidemive dhe vdekjeve. Shumë nëna kuksiane u kthyen në nëna edhe për shumë fëmijë të Kosovës, të ngelur jetimë pas masakrimit të prindërve të tyre nga forcat policore serbe.

Gjatë kohës së krizës së Kosovës, qyteti i Kukësit u bë një simbol i gjallë i humanizmit dhe paqes.