Qyteti që po ndalon veturat një herë në muaj

0
131

Ndotja e ajrit është bërë problem pothuajse në të gjithë botën.

Industrializimi dhe zhvillimi i shpejtë po i shfaqin efektet e tyre negative.

Shumë vende kanë krijuar politika të ndryshme për përmirësimin e nivelit të ajrit.

Madje një vend, tash dy vjet e ka bërë traditë që veuturat të ndalohen për një ditë të secilit muaj.

As autobusët nuk kanë leje për qarkullim.

Është ky kryeqyteti i Rwandes, Kigali i cili u bë shembull në mbarë botën duke e prezantuar në maj të vitit 2016 për herë të parë ditën pa vetura.

Ky veprim sipas kryetarit të Kigali-të, Monique Mukaruliza, është bërë me qëllim që t’i inkurajoi njerëzit të ecin, dhe vrapojnë duke promovuar një jetë të shëndetshme, e në të njëjtën kohë të përmirësojnë cilësinë e ajrit.

Që nga ajo kohë, njerëzit e qytetit Kigali një ditë në muaj i lënë veturat në shtëpi teksa dalin në rrugë duke ecur, vrapuar apo duke bërë sport në mënyrë kolektive.

Gjatë kësaj kohe, ata mblidhen kryesisht në stadiumin “Amahoro” dhe stërviten së bashku.

Kigali tani është një nga vendet më të pastërta të kontinentit të Afrikës.

Përveç ndalesave në trafik, ata gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës, të cilat në masë të madhe ndikojnë në ndotjen e ambientit.

Të gjithë personat në mes të moshës 16 deri 65 vjeç pastrojnë qytetin në mënyrë kolektive një herë në muaj.

Të gjithë ata që janë të interesuar në atë ditë përfitojnë trajnime sportive falas.

Përveç kësaj ata përfitojnë edhe kontrolle mjekësore falas.

Ngjarja tërheq mbi 8000 pjesëmarrës në ditë ndërsa ky numër vazhdon të rritet çdo herë.

Dita Botërore pa makina shënohet çdo 22 Shtator. Qytete të rëndësishme pjesëmarrëse përfshijnë Kolumbinë, Indonezinë, Xhakartën dhe Bogotën.

Gjatë kësaj kohe, në rrugë të caktuara lejohen vetëm këmbësorë dhe çiklistë./OxygenPress.info

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu