Qytetarja akuzon pediatrin e QKUK-së se nuk ia pranoi fëmijën me temperaturë 39, mjeku e mohon

0
83

Qytetarja Filloreta Kurevija e ka akuzuar publikisht pediatrin Valon Krasniqi, se nuk e ka pranuar të trajtojë vajzën e saj me temperaturë 39 dhe ethe, por mjeku e ka mohuar duke thënë se do t’i drejtohet gjykatës për prishje imazhi.

Kurevija ka thënë se mbrëmë rreth orës 23:00 kërkoi ndihmë në Klinikën e Pediatrisë për trajtimin e vajzës së saj e cila kishte temperaturë 39 dhe ethe. Sipas saj, mjeku Valon Krasniqi në emergjencën e klinikës, nuk e pranoi pa udhëzim dhe e ka akuzuar për sjellje të pahijshme.

“Zotri Dr. Valon Krasniqi “Pediatër” kujdestarë, pa asnjë pikë kulture dhe edukate me drejtohet me: Ku je nis pa udhëzim?????? U drejtova me urdhëro? Vajza ime është me temperaturë 39 ethe dhe e kaq e lodhur e Ju po kërkoni udhëzim?. Mu drejtua: Ani prit deri në mëngjes edhe e dergon ne ambulancen ku banon, me gjakftohtësi e mos te flas per sjellen arrogante që kishte “Pediatri”. Më hodhi jashtë, pa pikë turpi e pa asnje sjellje etike te mjekut, e lerë më të kishte sjellje te një pediatri te fëmijëve, ku obligim e ka shpëtimin e jetës se fëmijës”, ka shkruar ajo.

Por këtë situatë e ka mohuar mjeku Krasniqi. Në një deklaratë për Gazetën Shneta, ai ka thënë se për detaje do të replikojë më vonë, ndërsa ka paralajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës për pishje imazhi nga qytetarja.

“Po, per detaje do te replikoj me vone! Plus do te kryej te gjitha procedurat e ngritjes se aktakuzes ndaj personit ne fjale per prishje imazhi! Eshte e turpshme guximi per te postuar gjithcka, edhe nese postimi eshte ne kundershtim me te gjitha rregullat. Mjafton qe ai ose ajo ‘mendon’ se ka te drejte! Tmerr”, ka deklaruar Krasniqi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të qytetares:

Mbrëmë, Ora 10:59

D. (vajza ime) ishte me temperaturë 39, ethe dhe buzet e nxira ku u detyrova të nisem shpejt në pediatri emergjente. A thua cila nënë shkon per qejfi në emergjencë te pediatrisë? Zotri Dr. Valon Krasniqi “Pediatër” kujdestarë, pa asnjë pikë kulture dhe edukate me drejtohet me:

Ku je nis pa udhëzim?????? U drejtova me urdhëro? Vajza ime është me temperaturë 39 ethe dhe e kaq e lodhur e Ju po kërkoni udhëzim?.

Mu drejtua: Ani prit deri në mëngjes edhe e dergon ne ambulancen ku banon, me gjakftohtësi e mos te flas per sjellen arrogante që kishte “Pediatri”. Më hodhi jashtë, pa pikë turpi e pa asnje sjellje etike te mjekut, e lerë më të kishte sjellje te një pediatri te fëmijëve, ku obligim e ka shpëtimin e jetës se fëmijes. Dola duke qajt në zë se ku po jetojmë e ne cfarë shteti, qe fëmija mundet me pagu shtrenjtë për shkak të një Pediatri të padisponuar për punë dhe askush nuk mund të jap pergjegjësi për gjeste të tilla.

Me shpejtësi shkova në katin e tretë në Nefrologji normalisht duke qajt në ze dhe ju drejtova ekipës së Nerfologjisë për ndihmë për Duan. E falenderoj nga zemra dr.Lumnije Islamaj që e mori dhe e kontrolli Duan me sjellje shembullore sic i takon një mjeku. Kam respekt të veçantë për cdo punëtor të shëndetësise, sidomos per kohën qe jemi duke e kaluar tani, ku heronjte tanë janë mantilbardhët, por cifti i “dr.Valon Krasniqit” nuk e meriton te jetë pjesë e vendit ku kërkohet ndihma shëndetësore me atë arrogancë, pasjellshmëri dhe joetikë gjatë punes, sado profesionist që të jete ai.