Qytetarët amerikanë janë duke pirë dezinfektues, 4 të vdekur dhe të tjerët po vuajnë nga komplikime serioze

0
205
Woman Applying Hand Sanitizer

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po paralajmërojnë njerëzit të mos pinë dezinfektues pasi disa janë sëmurë dhe madje kanë vdekur nga përdorimi.

“Dezinfektuesit me bazë alkooli kurrë nuk duhet të pihen,” tha CDC në një raport të ri të lëshuar në fillim të kësaj jave. Raporti detajon që, nga 1 maji deri më 30 qershor, kishte 15 raste të helmimit nga metanoli në Arizona dhe New Mexico, pasi njerëzit midis moshës 21 dhe 65 vjeç gëlltitën sanitizuesit e duarve me bazë alkooli. Katër pacientë vdiqën, dhe tre u larguan nga spitali me “dëmtim të shikimit”. Të tjerët vuanin nga komplikime tjera raporton Health, transmeton OxygenPress.

Raporti i CDC përmendi në mënyrë specifike një burrë 44-vjeçar i cili tha se pinte dezinfektues disa ditë para se të kërkonte ndihmë. Ai përfundoi në spital për gjashtë ditë për helmim akut të metanolit dhe u lirua nga spitali me humbje të shikimit “gati-totale”, thuhet në raport./OxygenPress.info