Qytet më i mirë, jetë më e mirë

0
96

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 31 tetor si Ditën Botërore të Qyteteve.

Dita pritet të promovojë në masë të madhe interesin e bashkësisë ndërkombëtare në urbanizimin global, të shtyjë përpara bashkëpunimin midis vendeve në përmbushjen e mundësive dhe adresimin e sfidave të urbanizimit, dhe kontribuimin në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën.

Tema e përgjithshme e Ditës së Qyteteve Botërore është “Qyteti më i mirë, Jeta më e mirë”, ndërsa çdo vit një nën-temë tjetër përzgjidhet, për të nxitur sukseset e urbanizimit ose për të adresuar sfidat specifike që rezultojnë nga urbanizimi.

Këtë vit, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur temën “Ndërtimi i Qyteteve të Qëndrueshme dhe Elastike”; sepse qytetet kanë nevojë për mbështetje për t’u bërë elastike dhe për të zhvilluar kapacitetin e tyre për të absorbuar ndikimin e rreziqeve, për të mbrojtur dhe ruajtur jetën njerëzore dhe për të kufizuar dëmtimin dhe shkatërrimin e pasurive publike dhe private, duke vazhduar të ofrojnë infrastrukturë dhe shërbime pas një krize.

Ngjarja kryesore do të festohet në Liverpool, Britani të Madhe./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu