Quentin Tarantino martohet me të dashurën 20 vjet më të re

0
70

Quentin Tarantino është martuar me të fejuarën Daniella Pick në një ceremoni intime në Los Angelos.

Pick kishte veshur një fustan të bardhë dhe në duar mbante lulet të së njëjtës ngjyrë, ndërsa Tarantino u shfaq ashtu sikurse të gjithë dhëndrit – veshje në kostum.

Regjisori 55-vjeçar dhe këngëtarja 35-vjeçare izraelite sonte do të zhvillojnë një dasmë më të madhe, ku do të jenë të pranishëm shumë personalitetet të njohura botërore.

Pick, e cila është vajza e këngëtarit dhe shkrimtarit izraelit Tzvika Pick, në vitin 2009 u njoftua me aktorin gjatë premierës së filmit Inglorious Basterds. Çifti u fejua në qershor të vitit 2017, pas takimit për rreth një vit.

Çifti organizoi një ndejë me rastin e fejesës në shtator të vitit të kaluar në New York, e cila shërbeu si një ribashkim të “Pulp Fiction”, ku në listën e të ftuarve ishte edhe Bruce Willis, Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman.

Lexo po ashtu:

Fituesi i një Oscari, Ennio Morricone: Kurrë nuk kam thënë se janë plehra veprat e Quentin TarantinosFituesi i një Oscari, Ennio Morricone: Kurrë nuk kam thënë se janë plehra veprat e Quentin Tarantinos

Vetëm disa ditë para dasmës, Tarantino përfundoi filmimin “Once upon a Time” në Hollywood, dramën e ardhshme me Brad Pitt, Leonardo DiCaprio dhe Margot Robbie.

Ndryshe, regjisori kurrë nuk ka qenë i martuar, duke shpjeguar më parë se puna monopolizon kohën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu