QKUK furnizohet me mbi 10 mijë litra oksigjen

0
99

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me oksigjen përmes një kontrate të negociuar, pasi kontrata e vjetër kishte skaduar javën e kaluar.

QKUK ka treguar se tashmë ka në stok mbi 10 mijë litra oksigjen, por nuk ka treguar sa është kostoja e kontratës së negociuar.

”SHSKUK, për asnjë moment nuk është e rrezikuar me mungesë të Oksigjenit”.

”Ka operator ekonomik të kontraktuar për furnizim, me të cilin ka lidhur kontratë, i cili njesitë përbërse të SHSKUK, i furnizon në baza javore, sipas kërkesave mbi nevojat e shpenzueshmërisë”.

”QKUK ka aktualisht sasi të mjaftuar oksigjeni, në stok ka gjithsej 10800 litra oksigjeni dhe 190 bombola me 8.5 litra”.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti është shprehur se furnizimi i institucioneve me oksigjen do bëhet sipas planit që shërbimi ka.