Nga situata e fundit e krijuar në vend, pandemia Covid-19 ka marr jetën e shumë profesionistëve shëndetësorë që ishin në krye të detyrës.

Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Dr. Pleurat Sejdiu, një numër i konsiderueshëm i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë kanë humbur jetën e tyre në shërbim të pacientëve nga infeksioni Sars-CoV-2 duke rrezikuar njëkohësisht edhe familjarët e tyre, shkruan Gazeta Shneta.

Andaj kryetari Sejdiu nga OMK ka drejtuar një shkresë ligjore në adresim të Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, duke u përmbajtur rregullave ligjore drejt inicimit të darftimit të një akti normativ për kompensimin e familjeve të mjekëve që humbën jetën në krye të detyrës.

OMK, konsideron me këtë rast se kjo iniciativë do të siguron një jetë më të dinjitetshme familjeve të mjekëve që nuk e kursyen jetën e tyre për ti shërbyer dhe shpëtuar jetën e pacientëve në kohë pandemie.

Një kërkesë e tillë e drejtuar nga kryetari Sejdiu mund ta gjeni mëposhtë: