Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës

0
138

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shkarkimin e tyre e ka propozuar Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet tash.

“Ndërmarrja publike “Telekomi i Kosovës” është në gjendje të rëndë financiare, ndodhet në prag të falimentimit”, ka thënë Hajdari.

“Propozoj që të shfuqizohen edhe vendimet e 29 marsit 2018,  25 dhjetor 2018 dhe 11 qershorit 2019. Drejtohet duhet të shkarkohen për tre arsye:  Nuk ka përmbushur planin e biznesit. Vlera e saj po bie. Qeveria ka arsye për të besuar se kanë shkelUR detyrat për të vepruar në interes të ndërmarrjes. Kanë lejuar shpenzime të tepërta dhe kontrata të panevojshme”.