Qeveria shkarkon Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës

0
244

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese, e shtatëmbëdhjeta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore te saj.

Qeveria në detyrë ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave. Me po të njëjtin vedim Qeveria ka emëruar Bordin e Ri në përbërje:

1.      Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

2.      Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

3.      Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

4.      Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

5.      Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

6.      Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

7.      Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.