Qeveria ndalon tubimet me mbi 50 persona

0
79
Arkiv
Arkiv

Qeveria e Kosovës ka marrë sot masa shtesë kundër përhapjes së COVID-19, njëra ndër të cilat masa është e ndalimi i grumbullimit në hapësira të hapura e të mbyllura e më shumë se 50 personave, e megjithatë hotelierët e Kosovës kanë deklaruar se do t’i mbajnë dasmat dhe organizimet në klubet e natës.

Ky ishte propozimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për masa shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19, i cili u miratua në mbledhjen e Qeverisë.

“Ndalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 persona”, thuhet në masën 1.21, të vendimit të Qeverisë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se gjendjet për momentin në hapjen e sezonës verore në Shqipëri dhe se ende nuk ka informacione për këto vendime.

“Nuk kam ende informacion nëse do të lejohet mbajtja e dasmave apo hapja e klubeve të natës”, tha shkurt Krasniqi.

Megjithëse nuk është specifikuar, për hapjen e pishinave, klubeve të natës e mbajtjen e dasmave, tashmë ka një konferencë për medie është ftuar në ora 15:30 nga “Hotelierët e Kosovës-Pro in”, pikrisht për këtë temë.

Ata kanë deklaruar se “Ne do t’i mbajmë dasmat-ahengjet familjare konform rregullave të Qeverisë, dhe organizimet në mbrëmjet e klubeve të natës”.