Qeveria mblidhet në ora 19:00, do të diskutohet për masat kundër COVID-19

0
53

Qeveria e Kosovës sonte do të mbajë mbledhjen e shtatë me radhë.

KlanKosova.tv merr vesh se mbledhja do të nis në ora 19:00 dhe do të diskutohet rreth masave kundër përhapjes së COVID-19.

Kujtojmë se Qeveria masat e fundit të miratuara nga Qeveria më 5 prill të cilat hynë në fuqi më 7 prill do të jenë në fuqi deri nesër (18 prill).

Jozyrtarisht KlanKosova.tv merr vesh se nga masat aktuale kufizimi i lëvizjes do të mbetet në fuqi ndërsa do të hapen qendrat tregtare dhe gastronomia.