Qeveria Haradinaj nuk mori vendim për ndërtimin e obeliskut të fëmijëve të vrarë në Kosovë

0
90

Mbi 1 mijë e 400 fëmijë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, përveq që nuk u dënua askush për ta, ata nuk kanë një kompleks përkujtimor / obelisk të tyre.

Iniciativën për këtë e ka marr profesor Nusret Pllana por Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk e ka marr ende këtë vendim, i cili do dërgohej në AKP dhe punimet do fillonin menjëherë.

Mbi një hektar tokë, përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku elemente ka; djepin tradicional shqiptar, bajonetën e serbëve të ngulur në biberonin e fëmijëve dhe muri përkujtimor i emrave të të gjuithë fëmijëve të vrarë, me datëlindje dhe datëvrasje.

E gjithë kjo hapësirë e tokës do mbillet me drunjë, që janë bonazi, dru japonez që rritet sa një fëmijë 11 vjec e që gjithmonë qëndron e gjelbër, ku në secilin dru do të jetë emri dhe mbiemri i një fëmije të vrarë.

“Me qëllim ëhstë bërë te aeroporti sepse aty vjen gjithsecili dhe do e shohin deshtën apo jo. Nuk ka munguar përkrahja por me largimin e Qeverisë puna ka mbetur në gjysmë. SHpresoj që do bëhet për 20 nëntorin e vitit të ardhshëm, pra ditën botërore të të drejtave të fëmijëve”, thotë Pllana./oxygenpress.info