Qeveria e Kosovës shkarkon Bordin e Përkohshëm të KEK-ut

0
83
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.
 
Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.
 
Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.  në këtë përbërje:
 
1.   Z. Musa Misini –  Kryesues, Drejtor;
2.   Z. Petrit Ibraj –  Drejtor;
3.   Znj. Fatime Grajcevci –  Drejtore;
4.   Z. Fadil Hoxha – Drejtor.