Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milion euro për Shqipërinë

0
233
Arkiv
Arkiv

Pas tërmetit të fuqishëm me 6.4 shkallë të Rihterit që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje urgjente.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndajë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se ka kërkuar që të mobilizohen edhe institucionet në vend në rast të ndonjë tërmeti edhe në Kosovë.

Deri më tani nga ky tërmet i rëndë janë shënuar 13 viktima dhe rreth 600 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.