Qeveria e Kosovës e shpërblen Përfaqësuesen e futbollit

0
70

Kosova e ka arritur suksesin më të madh në historinë e saj të futbollit. “Dardanët”  janë renditur në pozitën e parë të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve dhe në gjysmëfinale të play-offit do të luajnë kundër Maqedonisë.

Një ditë pas këtij suksesi, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro për Përfaqësuesen  e Kosovës në futboll.

“Duke marrë parasysh kualifikimin e kombëtares deri në këtë fazë dhe bilancin e jashtëzakonshëm, propozojmë që 500 mijë euro t’i ndahen kombëtares sonë në mënyrë që gjatë fazës përgatitore ata të kenë të gjitha kushtet e nevojshme”, tha Ministri i Sportit, Kujtim Gashi gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Pas këtij suksesi, Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur në Ligën C./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu