Qeveria e Johnson e gatshme të punojë me Biden

0
33

Qeveria konservatore britanike e Boris Johnson përshëndet “fitoren e demokracisë” në SHBA dhe është e gatshme të punojë me administratën e re të Joe Biden, për konsolidimin e marrëdhënieve të privilegjuara tradicionale me aleatin e madh të huaj, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab.

“Jemi të gatshëm të punojmë me administratën e re të Joe Biden për të konsoliduar marrëdhëniet e veçanta tradicionale me aleatin tonë të madh të huaj”. theksoi ministri i Jashtëm, Dominic Raab në përgjigje të pyetjeve të ndryshme lidhur me një debat të zhvilluar jo rastësisht në Dhomën e Komuneve në prag të transferimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trump dhe Biden.

“Rifillimi i punimeve të Kongresit dhe certifikimi i fitores së Joe Biden më 7 janar kanë dërguar një mesazh thelbësor, sipas të cilit vullneti demokratik i popullit amerikan nuk mund të vihet në rrezik nga një pakicë e dhunshme… e vogël, por brutale”, deklaroi Raab duke i cilësuar skenat e Uashingtonit si të turpshme./ATSH