Qeset e çajit lëshojnë grimca mikroplastike në ujë

0
303

Disa qese qaji mund të lënë miliarda pjesëza plastike mikroskopike në filxhanin tuaj të çajit, sipas një hulumtimi.

Hulumtuesit kanadez gjetën se disa qese qaji lëshojnë nivele të larta të mikroplastikës në ujë, raporton BBC.

Mikrooplastika gjendet shumë në ambientin e jashtëm si në shishe të ujit dhe në disa ushqime.

Organizata botërore e shëndetësisë tha se copa të tilla në ujë të pijshëm nuk paraqesin ndonjë rrezik të madh.

Por kjo organizatë tha se të dhënat janë bazuar  në informata të limituara dhe bëri thirrje për hulumtime më të thella.

Hulumtuesit nga një universitet në Kanada po ashtu bënë thirrje për një hetim në efektin e këtyre mikroplastikave në shëndetin tonë (të definuara me gjatësi më të vogël se 5mm).

Për të kryer këtë studim ata blenë 4 lloje të ndryshme të çajit, shumica e këtyre qeskave janë të bëra nga letra, por janë disa brende të reja që po e përdorin rrjetën në vend të letrës.

Hulumtuesit hoqën qajin nga qeskat dhe i vendosën ato në ujë me temperaturë 95c .

Përmes këtij hulumtimi ata gjetën se një qeskë qaji lëshon 11.6bn mikroplastikë dhe 3.1bn nanoplastikë në ujë të ngrohtë. Këto pjesëza janë të padukshme për syrin tonë.

Hulumtuesja Laura Hernandez tha se ishte e befasuar me sasinë e lëshuar krahasuar me studimet e mëparshme me shishet e ujit.

Diskrepanca mund të jetë si shkak i ekspozimit të këtyre qeskave në ujë të vluar e jo në ujë me temperaturë dhome siç ishte bërë më parë.

Kjo ju jep më shumë mundësi blerësve që ta shmangin plastikën nga lista e tyre e blerjeve, madje nuk është nevoja të përdoret plastika në produkte të tilla sepse në fund të ditës janë vetëm për një përdorim.