Qepa dhe hudhrat ulin rrezikun nga kanceri i gjirit

0
113
garlic and onion isolated on white

Konsumimi i qepës dhe hudhrës çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e grave nga kanceri i gjirit, sugjerojnë studimet.

Shkencëtarët kryen studime me më shumë se 600 gra në Porto Riko, ku normat e sëmundjes janë rritur shumë gjatë dekadave të fundit.

Ata gjetën se ato që kishin konsumuar qepë dhe hudhër një herë në ditë, ishin 67 për qind më pak të rrezikuar nga kanceri.

Sidoqoftë, konsumimi i qepëve dhe hudhrave në një formë tjetër nuk kishte të njëjtat përfitime, zbuluan shkencëtarët.

Studimi u krye nga Universiteti i Buffalo dhe Universiteti i Porto Riko.

Një në tetë gra në SHBA dhe Britani të Madhe do të zhvillojë kancerin e gjirit në një moment të jetës, tregojnë statistikat.

Burrat gjithashtu mund të marrin sëmundjen.

Në Porto Riko, incidenca e sëmundjes u rrit nga 18 raste në 100 mijë gra në vitet 1960 në 50 në 100 mijë në vitet 1990, shkruan revista ‘Nutrition and Cancer’.