Qendra e Brezovicës edhe gjatë kësaj fundjave do të jetë e mbyllur

0
40

Nga shtatë pika kritike për ortekë të mundshëm, pesë prej tyre nuk paraqesin më rrezik për vizitorët dhe shfrytëzuesit e Qendrës së Brezovicës. Kështu ka njoftuar Agjencia për Mbrojtjën e Mjedisit të Kosovës, pas takimit që ka mbajtur Qendra e Situatave me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së.

Sipas tyre, dy nga këto pika ende janë me rrezikshmëri të mesme.

Ndërsa për sot, është planifikuar që FSK të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e borës nga këto pika dhe eliminimin e ortekëvet të mundshëm.

Andaj, Qendra e Brezovicës do të mbetet e mbyllur edhe gjatë fundjavës, njofton AMMK./OxygenPress.info