Qasja fizike, problem për kujdesin shëndetësor te fëmijët me aftësi të kufizuar

Gjatë këtij viti “Handikos” ka implementuar procesin Fletënotimi Komunitar, me qëllim të përmirësimin të cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofrohen për fëmijët me aftësi të kufizuara, përcjell OxygenPress.

Fëmijët me aftësi të kufizuara, prindërit e tyre dhe punëtorët shëndetësorë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë, kanë listuar “Qasjen Fizike” si një prej problematikave kryesore që vështirëson qasjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kujdes të duhur shëndetësorë, ka njoftuar “Handikos”.

Ky proces është realizuar nga Handikos në partneritet me Save the Children dhe ështe mbështetur nga SIDA Sweden.