Puyol i kthehet futbollit

0
132

Legjenda e futbollit spanjoll dhe në veçanti e Barcelonës, Carles Puyol nuk mund të qëndrojë larg futbollit dhe ishte e ditur që edhe pas pensionimit do të mbetej i lidhur me këtë sport.

Një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohëve është larguar nga futbolli në vitin 2014, dhe sipas raportimeve në mediet spanjolle, ai po bëhet gati për t’u rikthyer në futboll, por tani si trajner. Raportohet se Puyol karrierën e trajnerit do ta nisë në MLS, te skuadra e Atalanta United. Skuadra nga MLS synon ta sjellë Puyolin si zëvendësim të Gerard Martin, i cili është shkarkuar së fundi. Puyol ka qenë kapiten i Barcelonës për një kohë të gjatë, ndërsa ka regjistruar mbi 100 paraqitje për ekipin kombëtar spanjoll.

Është e qartë se ai do ta ketë shumë vështirë që sukseset si futbollist t’i arrijë edhe si trajner./OxygenPress.info