Putin: Me Biden shpresoj të zgjidh problemet ruso-amerikane

0
47

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se shpresonte zgjidhjen, me presidentin e ri amerikan, Joe Biden të problemeve mes dy vendeve, duke shtuar se Donald Trump do të vazhdojë të ndikojë në skenën amerikane.

“Ne shpresojmë që të gjitha problemet që shfaqen, ose ndoshta jo të gjitha, por të paktën disa prej tyre, do të zgjidhen nën administratën e re amerikane”, theksoi presidenti rus gjatë konferencës së tij tradicionale për shtyp të fundvitit.

Presidenti rus është një prej drejtuesve të rrallë që ka pritur votimin e kolegjit zgjedhor amerikan në favor të Biden, për ta përshëndetur duke e shpjeguar këtë refuzim nga pasiguria që peshon në rezultatin e zgjedhjeve të 4 nëntorit duke pasur parasysh refuzimin e Donald Trump për të njohur humbjen e tij.

Biden premtoi se do të tregohej i vendosur përballë Rusisë, akuzuar veçanërisht për ndërhyrje në sistemin zgjedhor amerikan për të favorizuar në vitin 2016 zgjedhjen e Trump përballë Hillary Clinton.