Punimet kreative nga fëmijët në HANDIKOS

0
340

Fëmijët me aftësi të kufizuar po fuqizojnë anën e tyre kreative, duke u shprehur vet përmes punimeve të ndryshme. E kjo po bëhet me anë të Dhomës së Zejeve që është pjesë e Qëndrimit Ditor për fëmijët në HANDKOS, përcjell OxygenPress.

Dhoma është pjesë e projektit “Ngritja e mirëqenies sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre” mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Save the Children dhe implementuar nga HANDIKOS.

“Përmirësimi i mirëqenies sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre mbështetet edhe tek dhoma e Zeje-ve. Punëtoritë të cilat zhvillohen në këtë dhomë fuqizojnë anët kreative dhe vetë-shprehëse të fëmijët duke përmirësuar kështu vetë-besimin, kujtesën, inteligjencën emocionale dhe lëvizjet motorike fine.

Dhoma në fjalë është pjesë e Qëndrimit Ditor për fëmijë ne kuadër të HANDIKOS, si pjesë e projektit “Ngritja e mirëqenies sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre” mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Save the Children dhe implementuar nga HANDIKOS”, ka shkruar HANDIKOS./OxygenPress.info